Lajme

Sulmoi me thikë një burrë në Gjilan, arrestohet i dyshuari

02/25/2023 10:30
nga:Astrit Gashi

Është sulmuar me thikë një burrë në Gjilan gjersa i njëjti ishte duke qëndruar në një lokal.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti ka ndodhur pasditen e së premtes.

“VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan 24.02.2023 – 13:30. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal papritmas në mënyrë tinëzare është goditur me thikë në shpinë nga i dyshuari kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe se i njëjti, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.