Sporti

“Asistoi në fitoren e Lille ndaj Brest” – Edon Zhegrova vlerësohet me notë të lartë

02/24/2023 23:02
nga:E K

Lille ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Brest.

Vendasit u rikthyen nga disavantazhi prej 0-1 për të marrë tre pikë të plota në fund, shkruan GazetaBlic Sport.

Protagonist në fitoren e skuadrës së Lille ishte edhe sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova.

Zhegrova asistoi në golin e barazimit të Diakite në minutën e 60’të të takimit.

Pas ndeshjes ylli kosovar ka pasur një vlerësim të lartë nga faqja e njohur “WhoScored”.

Zhegrova u vlerësua me notën 6.9.

/GazetaBlic Sport/