Showtime

A ia ka mbajtur dorën Patrisi kur ka lindur fëmijët?- Kjo është përgjigja epike e Tunes!

02/24/2023 22:17
nga:Y I

Tuna ka dy djemë me ish-partnerin e saj Patrisin.

Ajo është një nënë e lumtur dhe janë të paharrueshme çastet e saj kur ka sjellë në jetë djemtë.

E ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”2023 në Tv Klan, ajo është pyetur nga vogëlushët nëse ia ka mbajtur dorën në maternitet Patrisi kur ka lindur djemtë.

“Janë ca gjëra që i bëjnë vetëm mamatë dhe i përballojnë vetëm ato, meshkujt nuk e përballojnë këtë gjë. 99% të rasteve që unë i di meshkujve u bien të fikët në këtë punë. Unë kam qenë kategorike që nuk dua të ma mbajë dorën asnjeri”, tha Tuna.