Sporti

Vinicius Junior shpallet lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

02/24/2023 20:51
nga:E K

Real Madrid pati një performancë fenomenale në Champions League duke arritur ta mposht finalistin e vitit të kaluar të kësaj gare, Liverpoolin në Anfield me rezultat 2-5.

Vinicius Junior ishte një nga portagonistët kryesor në fitoren e “Los Blancos” duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në golin e Benzemas që vulosi epilogun e atij takimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Braziliani pas kësaj paraqitje u zgjodh edhe lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.