Sporti

Juventus do ta apeloj vendimin me të cilin u dënua për zbritje pikësh

02/24/2023 20:44
nga:E K

Juventus ka marrë një dënim të rëndë duke iu zbritur 15 pikë për këtë edicion të Serie A.

“Zonja e Vjetër” u gjet fajtore për mashtrime financiare që rezultoi deri te dënimi i rëndë nga Federata Italiane, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Juventus do të apelojë vendimin.

Sipas raportimeve të “Tuttosport” skuadra italiane do ta dërgojë një apel me datën 1 mars.

/GazetaBlic Sport/