Joao Felix kaloi gjatë merkatos së janarit nga Atletico Madrid te Chelsea.
Portugezi është shprehur i lumtur në Londër gjatë një interviste të fundit ku tha se te “Blutë” ka më shumë liri në fushë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Pozicioni në të cilin luaj dhe mënyra se si luajmë te Chelsea është ndryshe nga mënyra se si luajtëm te Atleti, kam më shumë liri për të vënë në praktikë futbollin tim, për të qenë në maksimumin tim”, tha ai për Eleven Sports.
Në fund Felix shtoi se ndihet i lumtur në “Stamford Bridge”.
“Po ndihem mirë këtu”, shtoi ai.
João Félix on Chelsea loan: “The position I play in and the way we play at Chelsea is different from how we played at Atléti, I have more freedom to put my football into practice, to be at my best”, told Eleven Sports Portugal ? #CFC
“I’m feeling good here”, he added. pic.twitter.com/t8tYwp8YlH
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 24, 2023
/GazetaBlic Sport/


