Lajme

Kishte fshehur 8 kg lëndë narkotike në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

02/24/2023 17:42
nga:Y I

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me drogë.

Bëhet fjalë për Milantin Dhamon, i arrestuar në kuadër të operacionit të policisë italiane në Sampierdarena.

Nga ky operacion u sekuestruan 8 kg marijuanë.

Mediat italianë raportojnë se lënda narkotike u gjet në garazhin e banesës së 30-vjeçarit shqiptar.

Gjithashtu u sekuestruan 100 gramë kokainë të pastër, 6 kilogramë hashash dhe rreth 2 kilogramë marijuanë.