Drejtori i Juventusit ishte i impresionuar me paraqitjen e Di Marías dhe tre golat ndaj Nantes, për Europa League.
Gianluca Pessotto beson se argjentinasi do të pranojë të rinovojë kontratën dhe të qëndrojë në Torino sezonin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.
“Me Di Marian, skuadra ka diçka më shumë për sa i përket karizmës, cilësisë dhe grupi e ndjek atë”, tha fillimisht ai për Sky Sports.
Sulmuesi argjentinas është në fund të kontratës së tij, por Gianluca Pessotto shpreson se do të jetë e mundur të rinovohet: “Ne shpresojmë që po. Është e rëndësishme ta mbyllim mirë sezonin dhe ai do të na ndihmojë. Shpresojmë që Di Maria të vazhdojë sezonin e ardhshëm”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


