Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.
Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet një grup vajzash të cilat dhunojnë në mënyrë brutale një bashkëmoshatare të tyren.
Nga pamjet dëgjohen vajzat të cilat ofendojnë me një fjalor banal dhe qëllojnë në fytyrë dhe trup shoqen e tyre.
Video është publikuar në rrjetin social Instagram nga vajza e ministrit të Mbrojtjes Aleksa Peleshi, e cila dënon dhunën dhe kërkon të mbështeten personat e prekur nga bullizmi.
View this post on Instagram


