Lajme

LAJM I FUNDIT / Prokuroria për kurdisjet e ndeshjeve në futboll: Po e trajtojmë këtë rast

02/24/2023 11:35
nga:N M

Prokuroria Themelorë në Prishtinë ka thënë se kanë nisur trajtimi ne rastit të kurdisjeve të ndeshjeve në futbollin kosovar, e ku një medium francez shkroi se kurdisjet janë bërë nga FC Llapi, shkruan Gazeta Blic.

Sipas prokurorisë, për shkak të rastit të ndjeshëm, nuk kanë dhënë detaje shtesë.

“Duke u nisur nga shkrimet e publikuara ditëve të fundit në portalet vendore, lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, është duke i trajtuar këto raste, andaj për shkak të integritetit të procesit në të cilën gjenden, nuk mund të japim detaje të tjera për opinionin e gjerë” thuhet në njoftimin e Prokurorë.