Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi në një vjetorin e luftës në Ukrainë, ka shprehur solidarizim me popullin e Ukrainës, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, qëndrueshmëria dhe shpirti luftarak i ukrainasve ka fituar zemrat e të gjithë botës demokratike dhe popujve liridashës.
“Historia na ka treguar vazhdimisht se popujt të cilët luftojnë për të drejtën e tyre, për tokën e tyre, dalin gjithmonë triumfues. Uroj që ky agresion i cili ka marrë jetën e mbi 8 mijë civilëve ukraianas deri më sot, prej tyre 487 fëmijëve, të përfundojë sa më parë. Kosova është me ju’, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë.
Në një vjetorin e luftës në Ukrainë, respektivisht agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj këtij vendi, shprehim solidarizimin dhe mbështetjen e plotë për popullin ukrainas dhe presidentin Zelensky. Qëndrueshmëria dhe shpirti luftarak i ukrainasve ka fituar zemrat e të gjithë botës demokratike dhe popujve liridashës.
Historia na ka treguar vazhdimisht se popujt të cilët luftojnë për të drejtën e tyre, për tokën e tyre, dalin gjithmonë triumfues. Uroj që ky agresion i cili ka marrë jetën e mbi 8 mijë civilëve ukraianas deri më sot, prej tyre 487 fëmijëve, të përfundojë sa më parë. Kosova është me ju.
Slava Ukraini!??


