Skuadra e Baselit ka vazhduar tutje në UEFA Conference League pasi në fazën 1/16 e finales eliminoi Trabzonsporin.
Zvicranët fituan 2 me 0 në shtëpi, në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në staidumin “St. Jakob-Park”.
Golin e fitores e shënoi futbollisti kosovar, Andi Zeqiri në minutën e 76’të. Kurse golin e parë e kishte shënuar lojtari, Amdouni në minutën e 13’të.
Kujtojmë që për skuadrën turke në minutën e 81’të u inkuadrua në lojë edhe lojtari shqiptar, Enis Bardhi.
ANDI ZEQIRI GIVES BASEL THE LEAD!!!pic.twitter.com/cCijByFekE
— Football Report (@FootballReprt) February 23, 2023


