Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka dënuar një shofer i cili po voziste automjetin pa regjistrim, ishte nën ndikimin e alkoolit dhe nuk kishte patentë shoferi.
Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Të njëjtit i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik dhe i janë konfiskuar targat e automjetit përkohësisht.
Njoftimi i Policisë:
Drejtimi i mjetit pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe nën ndikim të alkoolit
Njësia për kontroll të autostradave gjate kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin pa patentë shoferi, pa regjistrim të automjetit si dhe nën ndikimin e alkoolit ku sasia e alkoolit ne gjak ishte 2.50 promilë, të njëjtit i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik e cila i procedohet gjykatës për kundërvajtje duke i përshkruar të gjitha shkeljet e gjetura gjithashtu të njëjtit i janë konfiskuar targat e automjetit përkohësisht.
Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.


