Lajme

Kjo është përgjigja e Fadil Nurës kur pyetet pse mban fotografinë e ish-presidentit Thaçi krahasaj asaj të Vjosa Osmanit

02/23/2023 19:18
nga:Y I

Kryetari, Fadil Nura, në zyrën e tij në komunën e Skënderajt mban të varur në mur fotografinë e presidentes aktuale Vjosa Osmani por edhe të ish-presidentit Hashim Thaçi.

I pytur nga “Gazeta Blic” se pse ka dy fotografi të presidentëve, Nura pati një përgjigje interesante.

Ai tha fotografi e Presidentes Vjosa Osmani është me ligj të protokollit që të mbahet, ndërsa ajo e Hashim Thaçit sepse ai është president historik që ka bërë ndryshime të mëdha në Kosovë

“Presidenten aktuale është me ligj të protokollit, atë duhet ta respektojmë në përputhje me ligjin e protokollit ndërsa ish-presidenti Thaçi është themeluesi i Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka qenë bartësi dhe ai që ka ndryshu epokat për të mirë për shoqërinë kosovare dhe shtetin e Kosovës. Prandaj është president historik, dhe vlerësoj se ai duhet të jetë jo vetëm në zyren time por në çdo zyrë institucionale  dhe shtetërore” deklaroi Nura për “Gazeta Blic”

Fadil Nura: Shifra e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Skënderaj, mbi 12 milion euro!