Lajme

Trajkoviq për Danas: Vuçiqi s’është shumë i dhanun për formimin e Asociacionit, ai dëshiron që plani franko-gjerman të zbatohet nga Radojçiqi

02/23/2023 16:57
nga:Genita C

Këshilltarja e ministrit për komunitete dhe kthim, Rada Trajkoviq në një deklaratë për gazetën beograde “Danas”, ka pohuar që Vuçiq dëshiron ta ruaj ndikimin e tij në serbët e Kosovës kudo që gjinden ata, raporton GazetaBlic.

Sipas Trajkoviqit njëri prej qëllimeve të Vuçiqit është të pranoi dokumentin franko – gjerman, dhe siç thotë ajo, presidenti serb nuk është shumë i dhanun për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Trajkoviq ka deklaruar që Vuçiq dëshiron që planin franko-gjerman ta realizoi Millan Radojçiq dhe njerëzit e tij. Kjo sipas saj do të thotë edhe abolimi i asaj për çka ngarkohet Radojçiq duke shtuar se amerikanët edhe mund të bëjnë abolimin e Radojçiqit, por që sipas saj amerikanët nuk e bëjnë abolimin për kohë të gjatë.

Trajkoviq pohoi se amerikanët edhe mund të bëhen që nuk po shohin dhe të heshtin për një kohë, por që të largojnë dikë në atë mënyrë nuk besoi shumë, përfundoi Trajkoviq.

E quajti “diller droge”, Rashiq i reagon Vuçiqit: Jeni në adresë të gabuar