Sonte luhet ndeshja e kthimit mes Manchester United dhe Barcelonës në “Old Trafford”.
Mbrojtësi i Barcelonës, Aaraujo beson se skuadra e tij mund ta kalojë Manchester United, pavarësisht mungesave të shumta, shkruan GazetaBlic Sport.
“Do të jetë shumë e vështirë kundër Manchester United”, tha fillimisht Aaraujo për La Gazzetta dello Sport në lidhje me ndeshjen në Old Trafford.
“Ata janë në formë të mirë dhe janë shumë të fortë në shtëpi. Nuk do të kemi Pedri dhe Gavi, por mund t’ia dalim. E rëndësishme është të korrigjojmë gabimet e ndeshjes së parë. Dhe nuk mendoj për humbjet e së kaluarës, kemi në mendje vetëm të tashmen dhe nuk është keq”, përfundoi ai.
Kujtojmë se ndeshja e parë përfundoi me rezutlatin 2-2, teksa sonte ballafaqimi fillon nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


