Sporti

Batatina: Nuk kemi mundur të luajmë mirë shkaku i stadiumit

02/23/2023 15:45
nga:E K

Llapi arriti fitore në udhtëtim me rezultat minimal ndaj Dukagjinit me rezultat 0-1.

Golin e vetëm të takimit e shënoi, Festim Alidema në minutën e 13’të, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për Art Sport, ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“E kemi analizuar mirë kundërshtarin se çfarë loje aplikon. Ne si Llap në këtë terren ndoshta nuk kemi mundur të luajmë mirë. Kishim rastet tona si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Alidema pati një lëndim të vogël.

Më tregoi dhe e largova nga loja. Nuk desha ta rrezikoj. Besoj që puna e përbashkët bën që Llapi ta ketë nisur kështu fazën pranverore me 4 lojë dhe 4 fitore”, tha ndër tjerash ai.

/GazetaBlic Sport/