Lajme

Osmani i ndau mirënjohje Shoqatës së Kërkim- Shpëtimit për aksionin në Turqi

02/23/2023 11:39
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, të cilës ia ka ndarë një mirënjohje për kontributin vullnetar në operacionin humanitar në Republikën e Turqisë, pas tërmetit që goditi këtë shtet.

Sipas një komunikate për medie, në takim me vullnetarët e kësaj Shoqate, Presidentja Osmani çmoi lart kontributin e tyre, duke potencuar se ata kanë përfaqësuar denjësisht shpirtin solidar e human të të gjithë qytetarëve të Kosovës.