Juventus do të përballet sot me Nantes në kuadër të Europa League.
“Zonja e Vjetër” do ta kërkojë kualifikimin tutje në Francë, pasi ndeshja e parë të cilën e zhvilloi në shtëpi ndaj Nantes përfundoi me barazim 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Para fillimit të takimit që zhvillohet nga ora 18:45, janë zbuluar formacionet e mundshme.
Këto pritet të jenë formacionet startuese:
Nantes: Lafont; Victor, Girotto, Pallois; Centonze, Sissoko, Chirivella, Moutoussamy, Coco; Blas, Mohamed.
Juventus: Szczesny; De Sciglio, Danilo, Bremer, Sandro; Fragioli, Locatelli, Rabiot; Di Maria, Vlahovic, Kostic.
/GazetaBlic Sport/


