Lajme

Berisha: VV po e përdor rastin Dehari – ta zbardhë rastin e vetëvrasjes së Arbnorit

02/23/2023 11:15
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, tha se VV e ka përdorur dhe po e përdor për qëllime politike rastin e Astrit Deharit.

Ai tha se qëllimi i qeverisë është që ky rast të mos zbardhet dhe qëllimi i saj është që ta kapë drejtësinë dhe të mos zbardhen as ky rast e as raste tjera të vrasjeve të pasluftës.

Ai ka thënë se janë dy parakushte që të zbardhet ai rast.

“Parakushti i parë është zbardhja e rastit terrorist në presidencë dhe objekt të qeverisë. Nuk pres që ky rast të zbardhet pasi tërmeti politik bie mbi qeverinë. Parakushti i dytë është zbardhja e vetëvrasjes së rastit të Arbnorit. Cilat ishin motivet që shtynë në vetëvrasje. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk është përmendur ky rast, por duhet të diskutohet”, u shpreh Berisha.

Ai ka thënë se nuk e di cili është motivi që rrugët në kryeqytet të emërohen në emër të vëllezërve Dehari.

“Cili është roli i tyre që mundoheni t’i fusni në histori? Më vjen keq që e hap këtë temë para bacës Avni, por e di që Astriti ishte kundër marrëveshjeve që ju sot po i diskutoni”, ka deklaruar Berisha./Gazeta Blic/