Shefi i GP të AAK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë që po e zbraz Kosovën dhe nuk po bën asgjë për ta ndalur këtë e as për t’ua përmirësuar jetën qytetarëve, raporton Gazeta Blic.
“Kjo qeveri ka braktisur qytetarët por ne nuk mund ta marrim si të mirëqenë këtë. Ne jemi këtu që t’ia kujtojmë kryeministrit Kurti se ka jetë të përditshme përpos angazhimeve të tij. Njerëzit nuk zgjohen në mëngjes me brengën se a do të takohet kryeministri Kurti me Vuçiqin por kanë hallin se si t’i mbajnë familjet e t’i shkollojnë fëmijët”, tha Tahiri.
Ai ka thënë se qeveria duhet ta ulë koston e shëndetësisë paralelisht me shërbimet shëndetësore, ta ulë numrin e të rinjve që po ikin.
Tahiri ka thënë se nuk duhet bërë asgjë tjetër për ta zbrazur Kosovën, vetëm që kjo qeveri të rrijë kështu siç është, pa bërë gjë./Gazeta Blic/


