Lajme

Seanca e Kuvendit të Kosovës nis me një minutë heshtje për viktimat e agresionit rus në Ukrainë

02/23/2023 10:45
nga:Astrit Gashi

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare me një minutë heshtje për viktimat e agresionit rus në Ukrainë, në njëvjetorin e nisjes së pushtimit.

Në fillim të seancës, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime edhe për familjet e viktimave të aksidentit në Ferizaj të mërkurën, ku vdiqën katër persona.