Lajme

Haradinaj u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave të aksidentit të mbrëmshëm

02/23/2023 09:40
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjet që humbën më të dashurit e tyre që humbën jetën mbrëmë në aksidentin në magjistralen Ferizaj – Shtime, ku humbën jetën katër të rinjë.

Ai ka shkruar se ndjehet thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të këtyre të rinjëve.

“Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve nga aksidenti mbrëmë në magjistralen Ferizaj – Shtime.
Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejt për të lënduarit”, shkroi Haradinaj.