Sporti

Calhanoglu: Çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes ia dedikoj Turqisë

02/23/2023 09:50
nga:E K

Inter arriti fitore minimale mbrëmë ndaj Portos me rezultat 1-0.

Futbollisti turk, Hakan Calhanoglu e fitoi çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes, dhe më pastaj për media deklaroi se këtë arritje ia dedikon Turqisë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ky çmim “MVP” është për vendin tim, do të doja ta nxjerr në ankand për t’i ndihmuar viktimat e tërmetit. Kam pasur javë të vështira, nuk kanë qenë të lehta për mua dhe për këdo, nuk janë ditë për t’u mbajtur mend për atë që ndodhi.
Ndeshja ndaj Portos ishte e komplikuar. Shpresoj që atje të bëjmë një performancë të mirë dhe të arrijmë të kualifikohemi në çerekfinale”, është shprehur Hakan Calhanoglu.

Kujtojmë që Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm në kufi me Sirinë ku mbeten viktima mbi 40 mijë persona.

/GazetaBlic Sport/