Showtime

Artani drejtuar Mbresës: Me rrëfimin tënd ke treguar maturi, jo rastësisht dole e preferuara e publikut

02/23/2023 07:58
nga:G B

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Artani gjatë mbrëmjes që lamë pas ka luajtur rolin e “psikologut”, ndërsa i ka dhënë goxha shumë këshilla Mbresës mbi problemet e saj me ankthin.

Artani e ka këshilluar Mbresën që ta rrisë dozën e vetëbesimit, teksa ka përmendur rezultim e saj në një prej netëve Prime si “më e preferuara e publikut”.

“Ti bash në ato momente që e sheh që janë ka mundohen me të sulmua në pika të dobëta, atëherë duhesh me u forcua dhe me i thënë vetes që ‘nuk po munden me m’u kap mua si Mbresë, po këqyrin rastin me e shfrytëzua’”, ka thënë Artani.

“Duhesh me thanë që ‘nuk ka njeri të gjallë që mundet me ma keq përdorë një ngjarje që unë kam treguar shembull, pjekuri dhe maturi’ sepse jo rastësisht ti ke dalë më e preferuara në televotime”, ka shtuar ai.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.