Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili thotë se kjo parti e mbështet çfarëdo plani që zgjidh problemet mes Kosovës dhe Serbisë.
Xhemaili në një prononcim për GazetaBlic thotë se, AAK-ja nuk mbështet marrëveshje që cenon rendin kushtetutes të Republikës së Kosovës apo asociacion që ka kompetenca ekzekutive.
Xhemaili shton se në garancia e vetme që i duhet çfarëdo marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë është nënshkrimi amerikan.
“Ne mbështesim cfarëdo plani që zgjidh çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë dhe i jep mundësi arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke. Jo marrëveshje që cenon rendin kushtetutes të Republikës së Kosovës apo asociacion që ka kompetenca ekzekutive. Do të ishte mirë që në çfarëdo marrëveshje eventuale të jetë edhe nënshkrimi amerikan. Kjo është garancia që i duhet marrëveshjes”, tha Xhemaili për GazetaBlic.
Deklarata e Vuçiqit për Asociacionin, Krasniqi: Nuk habitemi më nga asnjë vendim i Kurtit


