Lajme

Nagavci s’ka përgjigje për anëtarët e emëruar në UP të cilët ushtruan poste në kundërshtim me Ligjin

02/22/2023 21:34
nga:Genita C

GazetaBlic ka raportuar ekskluzivisht për emërimet e ministres Arbërie Nagavci në Këshillin Drejtues të UP-së, ku katër nga këta anëtarë kanë rezultuar se këtë post e kanë ushtruar në konflikt interesi. Madje, disa prej tyre e knë deklaruar rrejshëm pasurinë, duke rënë ndesh edhe me Kodin Penal.

Lidhur me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar edhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila nuk dha përgjigje për këtë rast duke u arsyetuar se është duke u kthyer nga Tirana.

Nagavci ndryshe kërkoi nga GazetaBlic që të kontaktojmë me zëvendësministren e Arsimit, Edona Maloku.

Maloku deri më tani nuk ka kthyer përgjigje.

EKSKLUZIVE: Katër anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së që i kishte dërguar MASHT-i, ushtruan këto poste në kundërshtim me Ligjin