Sporti

Onana: Interi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

02/22/2023 20:51
nga:Lorik J

Andre Onana beson se Interi mund të eliminojë Porton dhe të synojë të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“E eliminuam Barcelonën, mund të mposhtim këdo”, tha fillimisht ai për Sky Sport Italia.

“Ne jemi gati për çdo gjë, nëse ata sulmojnë apo jo nuk është e rëndësishme, ne duhet të bëjmë atë që kemi përgatitur. Ne jemi më të shqetësuar për atë që duhet të bëjmë ne se çfarë do të bëjnë kundërshtarët.”

“Unë mendoj se ne mund të mposhtim këdo, gjë që e kemi dëshmuar në të kaluarën, dhe Interi mund të shkojë larg në Champions League. Ne e dimë se do të jetë e vështirë, por i bashkuar ky ekip mund të arrijë gjëra të mëdha”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Interi takohet sonte me Porton nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport