Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, në shënimin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit Naruhito.
Haradinaj ka thënë se Japonia është partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës.
“Japonia është partner i rëndësishëm politik, ekonomik dhe strategjik i Republikës së Kosovës.Isha i nderuar të jem prezent në eventin e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, në shënimin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit Naruhito. Me këtë rast, Të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Ryuta Mizuuchi, i shpreha urimet më të përzemërta në këtë festë kombëtare” shkruan Haradinaj.
Postimi i plotë:


