Të enjten, Manchester United dhe Barcelona do të përballen në ndeshjen e kthimit të Europa League në Old Trafford. Testi i parë përfundoi 2:2. Një ditë para ndeshjes së kthimit në Mançester, Times publikoi një intervistë me trajnerin e Barcelonës, Xavi, dhe një detaj prej saj filloi të përhapet në rrjetet sociale.
Gjegjësisht, në intervistë, Xavit nuk i kujtohej emri i yllit të United, Bruno Fernandes dhe e quajti atë “ai portugezi”.
“Ten Hag nxjerr të gjithë talentin nga lojtarët e tij. Shikoni Jadon Sancho, Marcus Rashford, ai portugezi… E shihni gjithashtu se si luan Fred”, tha trajneri i Barcelonës.
Rrjetet sociale janë vërshuar me postime nga tifozët e United duke kritikuar Xavi.
/GazetaBlic Sport


