Lajme

Behrami: Bastisja e banesës së Behramajt është skandal i paprecedent dhe kërcënim i hapur ndaj gazetarëve

02/22/2023 13:56
nga:Astrit Gashi

Banesa e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit, Hashim Thaçi, është bastisur këtë të mërkurë me urdhër nga prokurori i Dhomave të Specializuara.

Kolegu i tij, Artan Behrami, ka thënë se kjo bastisje është skandal i paprecedent dhe kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë.

“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara” ka shkruar Behrami në Facebook.