Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për dërgimin e shumë ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.
Ai në mbledhjen e qeverisë ka përmendur Projektligjin për Byronë Shtetërore, e cila është dërguar nga PDK në Kushtetuese.
Ai tha se në historinë e Kosovës nuk mbahet mend të jenë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese aq shumë ligje për një kohë aq të shkurtër.
“Kundërshtimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave. Njëkohësisht është kundërshtim i hapur i nevojave shoqërore, i kërkesës qytetare dhe i vullnetit demokratik të 14 shkurtit 2021. E, pavarësisht kësaj, përkushtimi ynë mbetet po i njëjti. Zelli vetëm edhe më i madh, ecja jonë nuk do të ndalet. Sot po e bëjmë hapin e radhës të strategjisë kundër korrupsionit, të cilën jam shumë i bindur se do ta votojmë me kënaqësi në këtë mbledhje”, deklaroi Kurti para ministrave./Gazeta Blic/


