Lajme

Mashtroi një grua duke ia marrë rreth 350 euro me pretendimin se do ta punësonte, arrestohet

02/22/2023 09:24
nga:G B

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka mashtruar një grua, duke i kërkuar para në vlerë rreth 350 euro, me pretendimin se do ta punësonte.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur më 17 shkurt, në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën femër kosovare duke i kërkuar para në vlerë rreth 350 euro me pretendimin se do ta punësonte dhe e njëjta ia kishte transferuar të hollat përmes bankës”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.