Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha ka bërë të ditur se ka ngritur padi ndaj avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi.
Siç tha ai, këtë e ka bërë për shkak të disa shpifjeve që Gashi ka bërë ndaj Hoxhës.
”Për do shpifje që ka bërë Tomë Gashi ndaj meje, edhe unë kam dorëzuar padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës”.
”Sot sefte këtu në Rubikon, e bëj të ditur se kam ngritur padi për shpifje pasi në një emision ka deklaru: Se Sylë Hoxha rreth orës 2 prej një takimi me policë të Shqipërisë në Prevallë, ka thënë është vrarë, Astrit Dehari”.
”Qysh kam thënë, ku kam pasë me e ditë unë. Unë jam një qytetar i rëndomtë, por ndonjë pengamer, asi largpamësi s’kam qenë asnjëherë”.
”I ka bërë ai do shpifje, dhe unë kam ngritur padinë dhe për mendimin tim është një njeri shumë i papërgjegjshëm në këtë drejtim”./Klan Kosova/