Më 8 dhjetor 2022 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se janë zhdukur provat për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, por cilat janë procedurat që duhet ndjekur pas zhdukjes së mostrave, njohësit e çështjeve juridike shprehën se kushdo që ka gisht në raste të tilla, duhet të jap përgjegjësi.
Njohësi i çështjeve juridike, Zahir Hamza thotë për GazetaBlic se nuk ka asnjë procedurë që parasheh humbjen e provave. Sipas tij, provat mund të humben prej mjekut dhe organeve që hetojnë rastin.
“Provat mund të humben prej mjekut dhe organeve që hetojnë rastin. Nuk ka asnjë procedurë që parasheh humbjen e provave. Këto humben nëse policia neglizhon rastin dhe te ekspertiza mjeko-ligjore”, tha Hamza.
Hamza thotë se në të kaluarën nuk ka hasur në raste të tilla, por siç thotë ai ka pasur rast kur janë humbur gjurmët, ku përfshihen zhdukja e rrobave dhe gjaku.
“Sa i përket rasteve të kalurës, kemi pas të bëjmë me zhdukjen e gjurmëve ku këtu përfshihen rrobat e gjaku”, thotë Hamza.
Sipas Hamzës, zhdukja e provave ndodhë në fazën fillestare dhe sipas tij nëse një gjë e tillë ndodhë, fajtorë kryesor janë Policia dhe Prokuroria.
“Sa i përket rasteve të së kalurës, kemi pas të bëjmë me zhdukjen e gjurmëve ku këtu përfshihen rrobat e gjaku. Rast me zhdukjeve të provav nuk kam pasur, këto ndodhin vetëm në fazën fillestare ku përfshihet autopsia e provat materiale. Nëse këto zhduken gjatë procesit të hetimit, shkaktar është Policia dhe Prokuroria nëse ka gisht në procese të tilla’, tha Hamza për GazetaBlic.
Ndërsa, Ish-Kryeprokurori, Sylë Hoxha pret nga hetuesia dhe Prokuroria që të merr hapa për zhdukjen e provave të Astrit Deharit.
Hoxha në një prononcim për GazetaBlic tha se, ky rast duhet të hetohet në tërësi dhe kushdo që ka lidhje me këtë, duhet të marrë përgjegjësi.
Hoxha e quan këtë rast vepër penal dhe pengim të drejtësisë.
“Për zhdukjen e provave të Deharit, duhet të merren hapa nga hetuesia dhe Prokuroria. Kush i ka zhduk ato prova të hetohet rasti në tërsi. Kushdo që ka gisht në to, duhet të përgjigjet. Është vepër penale dhe pengim i drejtësisë”, tha Hoxha për GazetaBlic.


