Lajme

Ademi viziton krerët e UÇK-së në Hagë: E sollën dhe e shpallën Pavarësinë e Kosovës, qoftë beteja e fundit për ta

02/21/2023 17:11
nga:Genita C

Përfaqësues i Shoqatës së Gastronomëve, Labinot Ademi pak ditë më parë vizitoi krerët e UÇK-së në Hagë, për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton GazetaBlic.

Këtë e bëri të ditur vet ai përmes rrjeteve social ku shkruan se, krerët janë duke e vazhduar betejën e fundit për nderin e Kosovës.

Ademi shpreson se kjo do të jetë beteja e fundit e ish-ushtarëve të Kosovës.

“Ata që e sollën dhe e shpallen Pavarësinë e Kosovës, sot po vazhdojnë betejen e fundit për nderin e Kosovës, dhe për nderin e luftës tonë të drejtë për liri dhe pavarësi.Andaj, për nder të përvjetorit të 15-të, të Pavarësisës së Kosovës, pata kënaqësin të vizitoj ish Kryetarin e Kuvendit z. Kadri Veselin, dhe të takoj ish Presidentin z. Hashim Thaçi dhe ish Kryetarin e Kuvendit z. Jakup Krasniqi. Qoftë beteja e fundit.”, shkruan Ademi.