Sporti

Ndërmjetësoi transferimin e Krasniqit në Cluj, Lavdim Hoti: Ishte ëndrra ime që të ndihmojë lojtarët e shtetit tim në arenën ndërkombëtare

02/21/2023 17:32
nga:Lorik J

Transferimi i Ermal Krasniqit në Cluj të Rumanisë ka bërë bujë të madhe.

Lavdim Hoti, shqiptar nga Italia ishte ndërmjetësues në këkë transferim gjigant të realizuar nga Superliga e Kosovës në Rumani, shkruan GazetaBlic Sport.

Hoti që jeton dhe vepron në Genova të Italisë qe shumë vite, ka një bashkëpunim të jashtzakonshëm me Stefano Salvini, i cili është menaxher italian. Ai ka potencuar se ishte një ëndërr për të që të ndihmojë sportistët kosovar që të depërtojnë në arenën evropiane.

“Ishte ëndrra ime që një ditë ta ndihmojë vendin tim dhe lojtarët e shtetit tim në arenën ndërkombëtare. Me transferimin e Ermal Krasniqit në Cluj është vetëm fillimi”, ka thënë shkurtimisht Hoti për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë se Krasniqi ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme në Rumani, ku deri tani ka shënuar dy gola dhe një asistim.

/GazetaBlic Sport