Para se të fillohet me deklaratat hyrëse, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt- Foglia ka bërë të ditur se prokuroria e mbrojtja e viktimave mund tu referohen deklaratave të Pjetër Shalës të dhëna për ish-Tribunalin e Hagës dhe autoritetet belge.
Paraprakisht, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, tha se mbrojtja ka paraqitur kundërshtime sa i takon referencave që ka paraqitur ZPS dhe mbrojtja e viktimave për deklaratat e mëhershme që ka dhënë i akuzuari në ish- Tribunalin e Hagës në vitin 2005 dhe 2007 dhe deklarata dhënë policisë belge në vitin 2016 dhe 2019.
Sipas saj, mbrojtja argumenton se po shqyrtohet nga apeli pranueshmëria e tyre dhe se deklaratat janë marrë në shkelje me të drejtat e të akuzuarve.
“Trupi gjykues rikujton që në dhjetor nxjerri vendim lidhur me deklaratat dhe vendosi që materialet që lidhen me intervistat e TPNJ-së janë pranuar se prova dhe ato që lidhen me autoritet belge nuk janë të papranueshme dhe mund të shqyrtohen nga trupi gjykues. Trupi gjykues rikujton se me 24 janar 2023 i miratoi lejen mbrojtjes për të apeluar vendimin për tre pika, mbrojtja paraqiti apelin me 13 shkurt të këtij viti. Trupi gjykues po ashtu rikujton se në bazë të rregullës 171 të rregullores, apelet e ndërmjetme nuk kanë efekt pezullues përveç nëse urdhërohet ndryshe dhe mbrojtja nuk bëri kërkesë të tillë”, ka thënë ajo.
Trupi gjykues konstatoi se prokuroria e mbrojtja e të viktimave mund tu referohen të njëjtave gjatë fjalës hyrëse. Por, ajo tha se duhet pasur parasysh se çështja e pranueshmërisë së tyre ende po shqyrtohen nga apeli.
Gjykimi po vazhdon me leximin e aktakuzës nga ana e prokurorit.