Lajme

Prokurori nuk e lejon Tomë Gashin të marrë pjesë në intervistimin e Haki Abazit

02/21/2023 10:27
nga:N M

Prokurori në Prokurorinë Speciale e ka refuzuar avokatin e familjes Dehari, Tomë Gashi që të jetë i pranishëm në marrjen në pyetje të deputetit të VV-së, Haki Abazi.

Tomë Gashi është parë duke dalë jashtë objektit të Prokurorisë Speciale pasi kishte tentuar që të jetë i pranishëm në këtë intervistim.

Ndryshe Tomë Gashi është avokat mbrojtës i familjes së Astrit Deharit dhe nuk dihet se si tentoi të marrë pjesë në intervistimin e Haki Abazit.

Abazi gjatë të enjtes mbajti një konferencë për media ku ndër të tjerash foli për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari

Kurti flet për deklaratat e Haki Abazit