Sporti

Origi, një tjetër dështim: kundër Monzas vetëm një pasim i suksesshëm për një orë

02/20/2023 22:29
nga:Lorik J

Sulmuesi belg, Divock Origi vazhdon të zhgënjejë. Ai ka shënuar vetëm 2 gola në 21 ndeshje deri më tani. Dhe në xhiron e fundit ai bëri një rekord negativ.

Ndalim gjoks në mes të fushës dhe pasim i lehtë me këmbën e djathtë për Brahim Diaz. Në takimin Monza-Milan në minutën e 35-të: ky ishte i vetmi pasim korrekt i Origit në një orë lojë në stadiumin U-Power. Dhe pjesa tjetër? Të gjitha gabim, shkruan GazetaDello Sport.

Belgu vendosi një rekord negativ: asnjë lojtar me të paktën 60 minuta në fushë nuk bëri më keq se ai, pasi kishte bërë vetëm një pasim të saktë.

Origi u bashkua në verë si lojtar i lirë pas disa sezonesh në Liverpool. Në vitin 2019 ai shënoi dy gola në gjysmëfinale dhe një në finalen e Champions League, të fituar nga Reds duke mundur Tottenham.

Prej aty ai ende nuk e ka marrë veten. Deri më tani ai ka shënuar vetëm dy gola në 21 ndeshje në ligë dhe kupë: i pari ndaj Monza në fitoren 4-1 në San Siro dhe kundër Sassuolos në humbjen 2-5.

/GazetaBlic Sport