Lajme

Deputetja gjermane: Serbia do të ishte mirë të pajtohej me nismën franko-gjermane

02/20/2023 20:37
nga:Genita C

Deputetja e Bundestagut gjerman, Renata Alt vlerëson se me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, tentativat serbe për frikësim paraqesin një provokim të veçantë.

Ajo ka shkruar se Serbia do të ishte mirë të pajtohej me planin franko-gjerman.

“Me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, tentativat serbe për frikësim paraqesin një provokim të veçantë. Serbia do të ishte mirë të pajtohej me nismën franko-gjermane për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Alt.