Lajme

Krasniqi nga Haga: Me Thaçin e Veselin rikujtuam emocionet e 17 Shkurtit të vitit 2008, janë triumfues e fitimtarë

02/20/2023 17:22
nga:Genita C

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizitituar krerët e UÇK-së që po qëndrojnë në Hagë, raporton GazetaBlic.

Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një shkrimi në “Facebook ku thotë se, Shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

“Duke rikujtuar së bashku momentin dhe emocionet e 17 Shkurtit të vitit 2008, por edhe aspiratat që i kemi përmbushur në vijim, urova që Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dhe të gjithë çlirimtarët e tjerë t’i kemi në Kosovë në festat e ardhshme, si triumfues e fitimtarë”, shkroi Krasniqi.

Shkrimi i plotë:

Shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë – Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Javën e Pavarësisë e përmbylla në Hagë, aty ku çlirimtarët e Kosovës po zhvillojnë betejën e tyre të fundit për të vërtetën e luftës së drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi.

Duke rikujtuar së bashku momentin dhe emocionet e 17 Shkurtit të vitit 2008, por edhe aspiratat që i kemi përmbushur në vijim, urova që Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dhe të gjithë çlirimtarët e tjerë t’i kemi në Kosovë në festat e ardhshme, si triumfues e fitimtarë.

Përherë falënderues për kontributin e tyre të pashoq për Kosovën!