Lukas May, trajneri i parë i mbrojtësit të Milanit, Malik Thiaw në ekipin Kalkum-Wittlaer, zbuloi për Gazzetta Dello Sport se si lindi 21-vjeçari në futboll.
Ai zbuloi se në hapat e parë të karrierës Thiaw ishte sulmues dhe atë mjaft i spikatur, shkruan GazetaBlic Sport.
“Si fëmijë ai ishte tashmë dy ose tre hapa mbi të tjerët. Ai ishte sulmues dhe shënonte të paktën tre gola për ndeshje. E bënte në çdo mënyrë”, tha fillimisht May.
“Kur mendoj për Thiaw, më vjen ndërmend djali i turpshëm që nuk foli me askënd. Nuk donte të linte nënën e tij. Ai u transformua në fushë dhe besoj se do ketë suksese të mëdha”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Thiaw ka startuar në dy ndeshjet e fundit të Milanit, ku ka dhënë paraqitjet mbresëlënëse.
/GazetaBlic Sport


