Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri thotë se të enjten në seancën e Kuvendit do të kërkohet shkarkimi i ambasadorit, Martin Berishaj, raporton GazetaBlic.
Tahiri këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në “Facebook” ku thotë se, është i papranueshëm qëndrimi i mëtutjeshëm i Berishajt në detyrë.
“Të enjten në seancën e Kuvendit, do të kërkojmë shkarkimin urgjent të ambasadorit Martin Berishaj, qëndrimi i mëtutjeshëm në detyrë i të cilit, është thjeshtë i papranueshëm. Një pushtet që emëron dhe mbron ambasadorë protagonistë të aferave multimilionëshe me mafinë energjetike të Serbisë, nuk përfaqëson qytetarët e Kosovës dhe as të ardhmen e saj”, shkroi Tahiri.


