Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës do të luhet pa praninë e tifozëve mysafirë.
Këtë lajm e ka konfirmuar klubi nga kryeqyteti në llogarinë zyrtare në Facebook, shkruan GazetaBlic Sport.
Shkak për këtë vendim është bërë pamundësia për të organizuar sigurinë në stadium.
“Klubi jonë kërkon mirëkuptim pasi po përballet me mungesë stadiumi për shkak të punimeve në “Fadil Vokrri” dhe në këto rrethana jemi të detyruar të zhvendosemi në stadiume të tjera”, shkruan ndër tjerash në komunikatë.
Kujtojmë se dueli zhvillohet ditën e mërkurë nga ora 13:00.


