Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se AAK ka kërkuar që të mbahet një seancë për 2 vjetorin e Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se duhet një plan nga Qeveria lidhur me ekonominë e vendit, ikjen e qytetarëve nga Kosova, pastaj administratën shtetërore.
Po ashtu, ka thënë se kërkojnë që koeficienti të kthehet aq sa ka qenë. Gjithashtu ka kërkuar që të ketë rritje të pagës në sektorin privat.
“AAK ka kërkuar një debat parlamentar për punën e Qeverisë për këto dy vite. E shohim shumë të rëndësishme që Kuvendi që me nië rezolutë të merret me 10 pika që i kemi propozuar”.
“Ekonomia dhe punësimi kanë qenë zero. Një plagë që po i kthehet Kosovës është ikja. E treta lidhet me administratën e shtetit. Çështja tjetër lidhet me pagën minimale në sektorin privat. Çështja tjetër lidhet me sigurinë. Ushtarët në FSK janë duke e lëshuar atë dhe aplikimi është duke rënë. Çështja tjetër që lidhet është me energjinë. Që dy vite nuk ka as një veprim për energjinë. Janë edhe tri tema, për shëndetësinë, çështja tjetër lidhet me arsimin. Dhe e fundit në temën sektoriale janë skemat sociale. Dhe e fundit lidhet me dialogun, me marrëveshjen. Marrëveshja nuk guxon që të “zhagitet”, nuk bënë që të vonohet”, tha ai. /Gazeta Blic/


