Lajme

Tahiri: Mos shkarkimi i Martin Berishajt, dëshmi që Kurti e Osmani janë të përfshirë në atë aferë

02/20/2023 12:11
nga:G B

Shefi i GP të PDK, Abelard Tahiri, ka kritikuar sërish krerët e shtetit për rastin e ambasadorit Martin Berishaj, raporton Gazeta Blic.

Ai teksa foli para mediave pas mbledhjes së kryesisë, tha se refuzimi i shkarkimit të tij nga Kurti e Osmani dëshmon se ata janë të përfshirë në atë aferë të madhe.

“Derisa Kurti dhe Osmani refuzojnë shkarkimin e ambasadorit Berishaj, dëshmon se këtu kemi të bëjmë me një aferë jashtëzakonisht të madhe dhe se në të janë të përfshirë edhe krerët e shtetit”, tha Tahiri./Gazeta Blic/