Ditën e mërkurë dhe të enjte do të mbahen seanca plenare të Kuvendit, me pikat e papërfunduara dhe më pas seancë të re
Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Kuvendi është në kaos, derisa janë 50 pika të vitit të kaluar që ende nuk janë përfunduar, raporton Gazeta Blic.
“Legjislaturën e karakterizon një kaos. 50 pika të vitit 2022 të papërfunduara. 6 seanca të pambyllura të vitit të kaluar. Kjo tregon që VV është duke pasur probleme jashtëzakonisht të mëdha në menaxhimin e kësaj legjislature”, tha Tahiri pas mbledhjes së kryesisë./Gazeta Blic/


