Sporti

Marcelo drejt bashkimit me Ronaldon te Al-Nassr

02/20/2023 12:50
nga:E K

Marcelo i dha fund aventurës së tij te Olympiacos.

Pas më pak se një viti te klubi grek, mediat atje raportojnë se braziliani dhe klubi kanë rënë dakord që ta shkëpusin kontratën pas vetëm 10 paraqitjeve të ish mbrojtësit të Real Madridit, shkruan GazetaBlic Sport.

34 vjeçari tani po kërkon ekip të ri dhe duket se ai do të bashkohet me ish shokun e tij Cristiano Ronaldo te skuadra e Al Nassr.

Megjithatë ende nuk ka ofertë në tavolinë nga skuadra arabe për Marcelon.

/GazetaBlic Sport/