Sporti

Manchester United prioritet rinovimin e kontratës së Rashford

02/20/2023 09:53
nga:E K

Marcus Rashford po kalon në formë fantastike te Manchester United.

Sulmuesi anglez shënoi dje dygolësh në fitoren e United ndaj Leicester me rezultat 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Për Rashford ky ishte goli i tij i 14 në Premierligë duke e bërë atë golashënuesin e tretë më të mirë në ligë.

Trajneri i “Djajve të Kuq” tashmë ua ka bërë të qartë bordit drejtues se prioritet i tij është rinovimi i kontratës së Rashford që skadon në vitin 2024.

Bisedimet për rinovim të kontratës ka edhe me Dalot i cili shihet si lojtar kyç i projektit të Ten Hag.

/GazetaBlic Sport/